Kryetari Haliti priti në takim drejtorin regjional të “Hidromoravës”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim drejtorin regjional të kompanisë së ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi. Temë bisede e këtij takimi ishte furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë, menaxhimi dhe inkasimi. Ndërkohë që u shqyrtua edhe mundësia e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit në lokalitete tjera, ku paraqitet nevoja e ujit të pijes. Për këtë, edhe do të mbahet një takim javën e ardhshme edhe me CDI-në, bëri të ditur kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …