Kryetari Haliti priti në takim familjen Ballabani nga Stubëlla e Epërme e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim vëllezërit Lazë dhe Frokë Ballabani nga Stubëlla e Epërme të Vitisë me fëmijët e tyre, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kryeqytetin Austriak në Vjenë. Me këtë rast Kryetari Haliti ka falënderuar familjen Ballabani për kontributin që kanë dhënë dhe që po japin për vendin. “Dua të falënderoj familjen Ballabani nga Stubëlla e Epërme e Vitisë për kontributin të cilën e kanë dhënë dhe po e japin për vendin. Kjo familje me të vërtetë ka bërë dhe po bënë shumë jo vetëm për Stubëllen dhe Vitinë por për gjithë vendin. Sukseset e kësaj familje që jeton në mërgim dhe dashuria e tyre për atdheun është për tu admiruar”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai gjithashtu potencoi se Komuna e Vitisë, ju është mirënjohës të gjithë atyre që po punojnë për mirëqenien e qytetarëve në veçanti edhe bashkatdhetarëve të cilët ndonëse larg atdheut nuk e harrojnë vendin dhe japin një kontribut të pazëvendësueshëm. Ndërkaq edhe anëtarët e kësaj familje potencuan se ata do të vazhdojnë kontributin e tyre për vendin dhe theksuan se sukseset e kësaj komune ju japin atyre edhe më shumë vullnet që të punojnë në këtë drejtim. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe fëmijët e Lazë dhe Frokë Ballabanit si: Valentin, Diana dhe Kaltrina Ballani të cilët po ashtu jetojnë dhe veprojnë në shtetin Austriak.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …