Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Brigadier General József Szpisják nga KFOR-i. Me këtë rast ai e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe për bashkëpunimin me KFOR-in, konkretisht me LMT-në e KFOR-it në Viti. Kryetari Haliti tha se vitiasit ju janë mirënjohës të gjithë ushtarëve të KFOR-it për misionin e tyre fisnik që po e bëjnë në këtë komunë. Me këtë rast kryetari Haliti i ndau atij një mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it për komunën e Vitisë. Ndërkaq edhe gjenerali Szpisják i ndau kryetarit Haliti një dhuratë simbolike me motivet e KFOR-it. Përndryshe pjesë e këtij takimi ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili.