Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim gratë të cilat punojnë në pozitat e ndryshme publike në këtë komunë. Ai me këtë rast i falënderoj ato për punën që po e bëjnë në të mirën publike si dhe për profesionalizmin e treguar. Kryetari Haliti shtoj se qeverisja e tij e vlerëson lartë punën e grave që po bëjnë në pozitat e ndryshme brenda komunës dhe në sektorë të ndryshme si të administratës, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerë , duke u zotuar se ai do të vazhdon ti mbështes ato që të ofrojnë shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët.