Kryetari Haliti  priti në takim homologun  e tij nga Likova, Erkan Arifi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Likovës së Maqedonisë së Veriut, Erkan Arifin. Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional i të dyja komunave, si dhe shqyrtimi i mundësive për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe atyre të Likovës. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar kryetarin  Arifi për projektet që janë realizuar në komunën e Vitisë deri më tani, si edhe për ato që janë në realizim e sipër. Ndër tjerash, foli edhe për projektin  Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border” që Vitia është pjesë përbërëse dhe mbi projektet që dëshiron të realizoj në kuadër të projekteve të Komisionit Evropian.  Kryetari Haliti mes tjerash vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy komunave duke potencuar se vazhdimi i këtij bashkëpunimi është në interes të qytetarëve të Vitisë dhe Likovës. Ndërsa kryetari i Likovës, Erkan Arifi, ka përgëzuar kryetarin Haliti për punën e mirë që është duke e bërë, si në projektet infrastrukturore, po ashtu edhe për atë të mbështetjes  me projekte në sektor të ndryshëm, bujqësi, shëndetësi, arsim, kulturë etj, si dhe bëri të ditur me zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën që e drejton ai. “”Kemi një bashkëpunim të mirë me komunën e Vitisë dhe ky takim ka për qëllim që të dy komunat të aplikojmë në fonde të ndryshme bashkërisht”, tha Arifi duke përmendur edhe projektet prioritare me të cilat do të aplikoj komuna e Likovës. Kurse kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë ka përvoja të mira në aplikimin e fondeve të ndryshme dhe në këtë rrafsh jemi në dijeni  se në cilat fusha mund të aplikojmë bashkërisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …