Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është diskutuar rreth Konferencës së Kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila do të mbahet për herë të dytë dhe kësaj here komuna e Vitisë është zgjedhur nikoqire. Gjatë këtij takimi gjithashtu është biseduar rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias, pa dallim. Kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh, në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …