Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin e ri për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, të kryesuar nga togeri Lincoln Miller dhe specialisti Jayden Blondell.

Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias, pa dallime. Kryetari Haliti, ju ka uruar mirëseardhje kësaj ekipe, si dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i, në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …