Kryetari Haliti priti në takim komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në krye me znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me ngritjen e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në nivel lokal por edhe mbi forcimin e zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në zbatimin e ligjeve si të qasjes në dokumentet publike dhe të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në këtë takim u fol edhe mbi rëndësinë e hartimit të politikave të privatësisë dhe të dokumenteve lokale për zbatimin e tyre në ruajtjen e të dhënave personale përfshirë këtu edhe të nxënësve në shkolla. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se për komunën e Vitisë, bashkëpunimi me këtë Agjencion ka një rëndësi të veçantë duke e njoftuar atë edhe për punën që bënë kjo komunë në zbatimin e ligjit për qasje në dokumentet publike por edhe të mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Agjencionit dhe të komunës u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve dhe të legjislacionit në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …