Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e re të KF ‘Vllaznia’-Pozheran

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në  takim kryesinë e re të Klubit të Futbollit “Vllaznia”-Pozheran, të kryesuar nga kryetari i ri, Halit Alidema i cili u shoqërua edhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka. Në këtë takim, kryetari Haliti, falënderoi kryesinë e kaluar për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e  këtij klubi futbollistik. Po ashtu kryetari Haliti ofrojë  mbështetjen e vazhdueshme  tij dhe të qeverisë komunale ndaj KF “Vllaznia”. Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë tifozëve të KF Vllaznia që të qëndrojnë besnik pranë klubit dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre të pakursyer, me qëllim që ekipi të arrijë përsëri  suksese të reja dhe të rikthehet në pozitat që meriton.  Përndryshe bëhet me dije se ky klub i futbollit është aktiv që nga viti 1973.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …