Kryetari Haliti priti në takim menaxhmentin e KRU “Hidromorava”- shqyrtohet mundësia e menaxhimit të ujësjellësit në  fshatrat e komunës së Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Ymer Salihun me bashkëpunëtor, për të adresuar çështjet thelbësore që lidhen me furnizimin e ujit të pijshëm dhe infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Vitisë. Fokusi i bisedës ishte marrja në menaxhim e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Tërstenik, Sadovinë të Jerlive dhe Sadovinë të Muhaxherëve. Njëkohësisht është biseduar edhe për kyçjet në rrjetin e ujësjellësit në Stubëll të Epërme, e po ashtu edhe në Fshatin e Ri, Ramjan, Radivojc e Devajë. Kryetari Haliti ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ka kërkuar që sa më parë të bëhet ri funksionalizimi edhe i rrjeteve në fshatrat tjera dhe që qytetarët e komunës së Vitisë, njëherë e përgjithmonë të evitojnë problemin e ujit të pijes.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …