Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues nga komuna e Kirchhainit të Gjermanisë, komunë kjo e cila është binjakëzuar me Vitinë. Këtij delegacioni nga Gjermania, i ka prirë Prof. Rainer Waldhardt dhe atë me grupin e këndimit të Kleinseelheimit të cilët pritet të marrin pjesë në festivalin “ Flakadani i Karadakut” si mysafirë special. Kryetari Haliti ju dëshiroj atyre mirëseardhje duke potencuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunim të dy komunave. Përndryshe pjesë e këtij takimi ishin edhe Prof. Arben Mehmeti si dhe studenti vitias, Taulant Shabani.