Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues nga programi “Kontratat Sociale”- USAID

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it, në krye me Vjendita Avdiu Musliun me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”.  Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të këtij projekti,  ku objektivi i projektit është fuqizimi i mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare në komunë, duke aplikuar një qasje pro aktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtarëve komunal dhe qytetarëve, për të ndikuar që të rritet komunikimi dhe ndërveprimi ndërmjet tyre, për vendimet e përbashkëta me interes për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …