Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për investimet energjetike 2023-2027

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka pritur në takim përfaqësuesit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS). Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar për investimet energjetike për vitet 2023-2027, ku u shpalosen edhe punët që janë paraparë të zhvillohen. Ndër to u përmendën edhe projektet si: Investimet të tensionit të mesëm 10(20) kV dhe tensionit të ulët 0.4 kV për periudhën 2023-2027, përfitimi i konsumatorëve nga këto projekte dhe harmonizimi i këtyre projekteve me projektet e investimeve kapitale të komunës dhe të tjera. Gjithashtu u bisedua edhe për kampanjën e KEDS-it për kursimin e energjisë, për shkak të  krizës energjetike dhe situatës së rënduar në të cilën gjendet Kosova në sektorin energjetik. Kryetari Haliti paraqiti nevojat e qytetarëve të komunës së Vitisë, për investime në rrjetin energjetik dhe problemet që qytetarët ballafaqohen me furnizimin e energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …