Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të programit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim një delegacion nga aktiviteti i USAID-t “Integriteti i Komunave të Kosovës” (KMI), në krye me drejtoreshën e këtij aktiviteti Afërdita Mekuli. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë, konkretisht për të marrë zotimin e kryetarit Haliti për bashëpunimin me këtë aktivitet, që ka për qëllim të adresojë sfidat e korrupsionit dhe ofrimin e shërbimeve duke përmirësuar menaxhimin e financave publike si dhe të forcoj mekanizmat e llogaridhënies, nëpërmjet përfshirjes së shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave, ku do të ofrohet edhe ndihmë nga ekspertët e USAID-it, për këto fusha.

Gjatë këtij takimi, me nënshkrimin e zotimit për bashkëpunim, kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheqë është e gatshme të bashkëpunojë me USAID-in dhe aktivitetet e tij duke e cilësuar aktivitetin “Integriteti i Komunave të Kosovës” si shumë të rëndësishëm për komunën e Vitisë, në parandalimin e korrupsionit. Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë, ju është gjithmonë mirënjohëse qeverisë dhe popullit amerikan, për të gjitha që kanë bërë dhe po bëjnë për Vitinë dhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …