Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të SBASHK-ut në Viti, biseduan rreth çështjes së mos ekzekutimit të pagave në sektorin e arsimit

Pas situatës së krijuar me mos ekzekutimin e pagave në sektorin e arsimit në Viti, kryetari i komunës, Sokol Haliti me drejtoreshën e arsimit Arta Ajetin dhe drejtoreshën e financave Milihate Ajetin, kanë pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi me disa përfaqësues. Me këtë rast është biseduar rreth çështjes së pagave dhe shqetësimit të krijuar për mësimdhënësit vitias, për mos ekzekutimin e pagave të tyre. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se mësimdhënësit vitias dhe sindikata në fjalë e kanë mbështetjen e tij dhe të qeverisë lokale, duke ju bërë thirrje qeverisë qendrore, konkretisht Ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Transfereve, që të bëjë zgjidhje sa më të shpejt. Ai, po ashtu theksoi se komuna e Vitisë, nuk është fajtore për gjendjen e krijuar duke theksuar se edhe çështja e kontratës kolektive, rimbursimi i tyre, dhe ekzekutimi i pagave është detyrim i nivelit qendror. Kryetari Haliti shprehu poashtu edhe shqetësimet lidhur me mjetet financiare që janë marrë po ashtu edhe nga kodi për investime kapitale duke thënë se kjo ndikon drejtpërdrejtë negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të komunës së Vitisë. Përndryshe z. Bislimi tha se që nga dita e djeshme mësimdhënësit vitias janë të shqetësuar për shkak të obligimeve financiare që kanë edhe ndaj bankave. Ai po ashtu tha se në rast të mos ekzekutimit të pagave kjo sindikatë është e detyruar të marrë masa sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …