leoni

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Bizneseve Shqiptare nga Turqia, të cilët shprehën interesimin të investojnë në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të enjtën në një takim zyrtar përfaqësues të Shoqatës së Bizneseve Shqiptare nga Turgutlu i Turqisë të përbërë nga Eyüp Örbilen dhe Ibrahim Gökdere.

Gjatë këtij takim ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes afaristëve turq dhe atyre vitias, si dhe mundësive për investime turke në këtë komunë.

Kryetari Haliti shprehu gatishmërinë e komunës së Vitisë për të krijuar parakushte sa më të mira për investitorët, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në veçanti të parandalimit të ikjes të rinjve në mërgim për shkak të papunësisë.

Delegacioni turk, shprehu interes të veçantë për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në veçanti në fushën e industrisë së prodhimit, bujqësisë dhe përpunimit.

Ata vlerësuan potencialin ekonomik të Kosovës në veçanti të Vitisë duke bërë me dije se kjo shoqatë ka afaristë të shumtë të cilët janë të gatshëm të vijnë të investojnë në Viti.

I pari i Vitisë, theksoi se investimet e mundshme nga afaristët shqiptarë në Turqi do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në forcimin gjendjes ekonomike duke e bërë Vitinë edhe më tërheqëse për investitorët e huaj. Në fund të takimit, palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellët. Përndryshe komuna e Vitisë ka një bashkëpunim me komunën Turgutlu nga Turqi me të cilën më parë kishte nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …