Kryetari Haliti priti në takim përfaqësueset e Organizatës së të rinjve ODK

Përfaqësues të organizatës ODK ( Open Data Kosovo) kanë prezantuar projektin Tech4Policy që ka të bëjë me Digjitalizimin e dizajnuar nga të rinjtë për të promovuar Angazhimin dem0kratik dhe për të mbështetur politik-bërjen. Prezantimi i këtij projekti u bë gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nga drejtoresha e kësaj organizate Blerta Thaçi. Mes tjerash ajo theksoi se projekti i propozuar synon të ofrojë mbështetje për gratë e reja që janë të interesuara në përdorimin e teknologjive digjitale dhe për të implementuar zgjidhje digjitale, që trajton problemet e qeverisjes lokale. Ky projekt synon të shtrihet në 10 komuna të Kosovës dhe realizohet në partneritet me Girls Coding Kosova (Komuniteti i grave të reja-inxhiniere).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …