Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”, nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” Gjilan dhe dega e saj në Viti, në krye me kryeshefin ekzekutiv, Ymer Salihu. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në kuadër te projektit “Lidhja Rajonale”, për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, që për qëllim ka  interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuoje ne zvogëlimin e ndotjes se mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar te Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes se potencialeve të reja ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit. Projekti gjithashtu kontribuon në Komunat: Gilan, Kllokot dhe Partesh dhe financohet nga Bashkimi Evropian.  Po ashtu në këtë takim është  të diskutuar në veçanti që projektet e ujësjellësit që janë përfunduar në territorin e komunës së Vitisë e që ato të merren në menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”. Gjithashtu është biseduar edhe për forcimin e kapaciteteve të ujit të pijes në komunën e Vitisë. Gjatë takimit kryetari Haliti, kërkoj që kjo kompani të merr në menaxhim rrjetet e ujësjellësit që qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm dhe cilësorë. Ai po ashtu tha se Vitia, ka burime të mjaftueshme hidro-ekonomike për të mbuluar nevojat e qytetarëve. Përndryshe në takim përfaqësuesit e  KRU “Hidromorava” e kanë njoftuar kryetarin lidhur me menaxhimin e ujit në fshatrat e komunës së Vitisë.

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …