Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesen e projektit “Up to Youth” në kuadër të USAID-it amerikan, Antigona Dajakaj Fejza si dhe Lorik Sahiti nga ky projekt por për Viti. Me këtë rast është folur për bashkëpunimin e deritanishëm të komunës së Vitisë me këtë projekt por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Gjatë këtij takimi u fol edhe për punën e këtij programi për të përmirësuar mundësitë e angazhimit e të rinjve në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre të deritanishëm në Viti, duke ju thënë se ata do ta kenë edhe në vazhdim të punës së tyre përkrahjen e institucioneve lokale të Vitisë. Ai  falënderoi USAID-in dhe popullin amerikan që në vazhdimësi ka përkrahur me projekte të ndryshëm komunën e Vitisë, në veçanti edhe këtë projekt që synon  të ju ndihmoj të rinjve të kësaj komune. Përndryshe projekti “Up to Youth”,  ka për qëllim mobilizimin e të rinjve në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv në komunitetet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …