Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth” , u bisedua për bashkëpunimin dhe suksesin e deritanishme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me  bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti ” Up to Youth”, në krye me Antigona Dajakaj-Fejza.  Gjatë këtij takimi është folur lidhur me bashkëpunimin  e deritanishme të  komunës së Vitisë, me këtë projekt. Znj. Dajakaj- Fejza, bëri me dije se ata janë në prag të përfundimit të projektit në fjalë, duke potencuar se gjatë kësaj kohë kanë pasur një bashkëpunim të mirë në interes të komunës së Vitisë e në veçanti të rinisë që ishte edhe fokus i këtij projekti. Ndërkaq kryetari Haliti, falënderoj ata për bashkëpunimin duke shtuar se Vitia është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin pasi që rinia ka një rëndësi të veçantë për qeverisjen lokale të Vitisë. Ai tha se duhet të punohet edhe më shumë në  aftësimin dhe ngritjen profesionale të rinjve për tregun e punës, duke i njoftuar ata edhe me punë të tjera të bërë jashtë këtij projekti për rininë vitiase. Përfaqësuesit e projektit në fjalë ja dhanë kryetarit Haliti edhe një kopje të broshurës me sukseset e arritura.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …