Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it për Kosovë

James Mugaju, zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it për Kosovë dhe Dr. Agron Gashi janë pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e QMKF-së së Vitisë, Dr. Vjollca Kadolli-Halili. Gjatë këtij takimi është biseduar mbi vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë që po bëhen në familjet vitiase. Kryetari Haliti ndër tjera ka folur për punën që po bëjnë institucionet komunale që të ofrojnë shërbime sa më të mira për qytetarët vitias. “Institucione komunale të Vitisë në bashkëpunim të plotë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti mbesin të përkushtuar që përkundër mungesave të stafit dhe sfidave që paraqiten që të jemi sa më afër qytetarit me shërbime sa më të mira. Ky është edhe prioritetin ynë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq zv.shefi i Zyrës së UNICEF-it, James Mugaju u shpreh se ndihet i impresionuar me përkushtimin e kryetarit si lidership duke potencuar se UNICEF-i është i gatshëm që të përkrah këtë komunë në realizimin e vizitave për nënat dhe fëmijët. Ai shtoj se ata do të mundohen të përkrahin Vitinë edhe në sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo komunë. Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it nën shoqërimin e Kryetarit Haliti, Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Basri Aliu dhe drejtoreshës Kadolli-Halili kanë vizituar edhe një familje vitiase që është përfituese e vizitave shtëpiake të cilat në Viti po bëhen falë bashkëpunimit të kësaj komune me UNICEF-in dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …