Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim profesorët universitarë, Mentor Hasani dhe Skender Lutfiu nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” . Me këtë rast profesorët shprehën interesimin për të bashkëpunuar me komunën e Vitisë në hartimin e një monografie mbi këtë komunë, bazuar në dokumente e perandorisë osmane. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e dokumentimit të historisë lokale nga të gjitha burimet dhe arkivat dhe kërkoi nga profesorët që të aplikojnë në përputhje me procedurat dhe rregullat zyrtare të bashkëpunimit.
Gjithashtu në këtë takim u bë me dije se Departamenti i Historisë nga UP planifikon të organizojë një konferencë mbarëkombëtare për të shënuar 26-vjetorin e çlirimit të qytetit të Vitisë, duke vlerësuar këtë ngjarje të rëndësishme për komunën dhe historinë e saj.