Kryetari Haliti priti në takim shefin e UNDP-së, z. Nuno Queiros

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e falënderoj UNDP-në për siç tha ai punën e mirë që po bënë ajo në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu e njoftoj atë për zhvillimin e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projekteve që janë realizuar dhe priten të realizohen por edhe për shërbimet që ofron komuna e Vitisë, jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për komunën e Kllokotit, duke mbuluar deficitet që ka kjo komunë e vogël. Megjithatë i pari i komunës përmendi edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilën përballet niveli lokal. Ndërkaq z. Queiros  fillimisht tha se kryetari Haliti, është një mik i UNDP-së me të cilën ata kanë bashkëpunim të mirë. Ai tha se ata vazhdimisht dëshirojnë t’i shikojnë mundësitë se si UNDP-ja mund të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se është e një rëndësie të veçantë të ndihmohen komunat, sepse sipas tij ato janë afër qytetarëve. Z. Queiros e njoftoj ata edhe rreth projekteve që po realizohen nga UNDP dhe programet e reja që  pritet të fillojnë së shpejti. Ndërkaq i pari i Vitisë shprehu gatishmërinë të vazhdojnë bashkëpunimin duke i dhënë në dispozicion resurset e saj përshirë edhe ato humane.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …