leoni

Kryetari Haliti priti një delegacion nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, u bë me dije se Vitia pritet të binjakëzohet me këtë komunë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca përkatësisht nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, të udhëhequr nga drejtori i Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë z. Julien Chevalier dhe përfaqësuesin e mërgatës tonë në këtë pjesë, z. Gafurr Ademi.

Qëllimi i këtij takimi ishte binjakëzimi i komunës së Vitisë me komunën Saint-Julien-en-Genevois dhe bashkëpunimi në mes tyre në aspektin shëndetësorë, kulturorë e sportiv. Kryetari Haliti ka falënderuar z. Chevalier dhe z. Ademi për gatishmërinë e bashkëpunimit, si dhe ka theksuar se kjo iniciativë do të jetë urë e bashkëpunimit mes Vitisë dhe Sant –Julianit, dhe si e tillë do të ndihmoi në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si në shëndetësi , kulturë e sport. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti pati një dhuratë simbolike për mysafirët.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit publikon programin e aktiviteteve për 17 shkurtin – Dita e Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së …