leoni

Kryetari Haliti priti përfaqësuesit e “Swisscontact” – prezantohet projekti për zhvillimin e turizmit në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të projektit të turizmit që synon të promovojë resurset turistike të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi u prezantua vazhdimi i marrëveshjes së mëhershme të bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Swisscontact”, me fokus të veçantë në dizajnimin dhe zhvillimin e brendit turistik të Komunës së Vitisë. Një nga komponentët kryesorë të këtij projekti është edhe ndërtimi dhe promovimi i shtegut turistik që lidh famullinë e Stubllës me atë të Letnicës – një zonë me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe shpirtërore, e cila pritet të tërheqë vizitorë të shumtë. Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe do të realizohet përmes një modeli bashkëfinancimi me Komunën e Vitisë. Kryetari Haliti vlerësoi lart këtë bashkëpunim, duke theksuar se zhvillimi i turizmit është një mundësi reale për zhvillim ekonomik dhe promovim të vlerave kulturore dhe natyrore të Vitisë. “Komuna e Vitisë është e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në zonat me potencial të lartë si Stublla dhe Letnica, u shpreh kryetari Haliti. Përfaqësuesit e “Swisscontact” shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me komunën dhe për të mbështetur realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Ky projekt pritet të ketë ndikim pozitiv në nxitjen e turizmit lokal, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia Kadastrale e Kosovës filloi diskutimet me banorët e fshatrave për rindërtimin e kadastrit

Në fshatin Balaj, u mbajt takimi me banorë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i mbështetur …