Kryetari Haliti: Qyteti ynë ditë pas dite po merr pamje evropiane

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet e fazës së dytë në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku janë duke vazhduar punimet në asfaltim si dhe punimet te sheshi “Calmy Rey”, në qytetin e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti tha se me këto punime po shkojmë drejtë përfundimit të kësaj rruge. “Qyteti ynë ditë pas dite po merr pamje evropiane. Hap pas hapi po shkojmë drejtë përfundimit të kësaj rruge, e cila është e një rëndësie të veçantë për qytetin e Vitisë, ku do të krijohen hapësira të reja për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe qytetarët do të lëvizin lirë dhe të sigurt”, u shpreh Haliti. Përndryshe ky projekt po financohet kryesisht me mjetet që komuna e Vitisë ka përfituar nga granti i performancës komunale.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …