leoni

Kryetari Haliti reagon ndaj pengesave në rrjetin qeveritar që po shkakton vonesa në qendrën e vaksinimit në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot qendrën e vaksinimit në Viti, ku nga afër është njoftuar rreth procesit të vaksinimit të qytetarëve vitias kundër virusit pandemik Covid-19. Ai u njoftua aty se shkak i problemeve teknike në rrjetin qeveritar po shkaktohen edhe vonesa në procesin e vaksinimit. Kryetari Haliti potencoi se këto probleme teknike duhet të evitohen sa më parë nga niveli qendror me qëllim që të mos shkaktohen pritje të gjata të qytetarëve të cilët po presin në radhë për ta marrë vaksinën. “ Është e papranueshme që kjo qendër po përballët me problemet teknike, konkretisht në rrjetin qeveritar që ka ndërprerje të shpeshta. Niveli qendror duhet të bëjnë një zgjidhje urgjente dhe të mos i le qytetarët tanë të presin për të marrë vaksinën. Prandaj kërkoj edhe publikisht që të bëhet një zgjidhje në këtë drejtim dhe të mos bllokohet puna e qendrës së vaksinimit pasi që kemi fluks të madh të qytetarëve që presin në radhë për ta marrë vaksinën kundër virusit Covid-19”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …