Kryetari Haliti: Realizimi i shërbimeve efikase, reformë e kadastrit në Kosovë

Me qëllim të zhvillimit të fushës së administrimit të tokës, kadastrit dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, sot në Prishtinë është mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional, nga Agjensioni Kadastral i Kosovës. Në këtë takim, në emër të Asociacionit të komunave të Kosovës, ka folur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. “Ngritja e kapaciteteve humane e teknologjike për Zyrat Kadastrale Komunale, në realizimin e shërbimeve efikase për qytetarët janë në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta për reformë në kadastrit në Kosovë. Ky takim sot do të shërbejë, si mesazh për ngritjen e vetëdijes mbi llogaridhënien publike që të gjithë e kemi karshi votuesve dhe qytetarëve të komunave të cilat i përfaqësojmë, si dhe obligimin ligjor e moral ndaj përmirësimit të qeverisjes së drejtë e demokratike” u shpreh kryetari Haliti. Si pika kyçe të këtij diskutimi janë: Reformat Ligjore në Administrimin e Tokës, Prezantimi i hulumtimit mbi kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet kadastrale komunale, Kompletimi i Sistemit të Adresave në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe Sistemet e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …