Kryetari Haliti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e këngëtarit Vebi Azizi

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, me dhembje e ka marrë lajmin për vdekjen e këngëtarit të njohur, Vebi Azizi. Përmes një telegram, ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Me pikëllim kuptuam se artisti me nam, jo vetëm në KOmunën e Vitisë, por edhe më gjerë, Vebi Azizi, paska ndërruar jetë. Kontributi i tij për kulturën tonë ishte i madh. Ai ka lënë pas vetes një opus të çmuar artistik, prandaj do të mbetet gjithmonë i respektuar ndër ne. Kultura jonë ka humbur një artist të madh dhe njeri me vlera. Ngushëllime familjes Azizi nga Smira, komunitetit artistik dhe të gjithëve që e kanë njohur Vebi Azizin”, thuhet në telegramin e ngushëllimet të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …