Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti të enjtën mbrëma takoj forumin rinor të Smirës. Sipas Halitit takimi ishte një shpërthim energjie dhe entuziazmi, ku këta të rinjë të mrekullueshëm treguan se janë gati të udhëheqin ndryshimin që i nevojitet komunës tonë dhe gjithë Kosovës!
Rinia e Smirës sipas kryetarit Haliti sheh te LDK-ja forcën që i jep zë ëndrrave dhe aspiratave të tyre, një partner të vërtetë që garanton një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.
Rinia jonë janë më shumë se mbështetës – janë themeli i një epoke të re për shtetin tonë! Ndryshimi ka nisur, e së bashku dhe me të rinjtë e Smirës në ballë, e ardhmja është plot shpresë, mundësi dhe suksese, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i cili në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit garon për Deputet si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës.