leoni

Kryetari Haliti takohet me ish presidenten e Zvicrës. Micheline Calmy-Rey

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot në Prishtinë me Ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey. Vite më parë znj. Calmy-Rey  ishte shpallur qytetare nderi e komunës së Vitisë dhe poashtu një shesh në qytetin e Vitisë mbanë emrin e saj. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti,  e ka njoftuar znj. Calmy-Rey,  për zhvillimet e gjithmbarshëm në komunën e Vitisë si dhe rreth planeve që ka qeverisja komunale në Viti për të ardhmen. Kryetari Haliti  gjithashtu ka theksuar edhe rolin e madh që luajnë bashkatdhetarët tanë, konkretisht vitiasit që jetojnë në shtetin Helvetik. Ai tha se Vitia ju është mirënjohës konfederatës Zvicerane për kontributin e saj të vazhdueshme duke shtuar se Vitia ka një diasporë të fuqishëm e cila asnjëherë nuk harrojnë atdheun e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e drurit

Sot në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e …