Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendës i tij, Hasan Aliu kanë pritur sot në takim Granit Sylejmanin, ushtrues i detyrës së KRU “Hidromorava” nga Gjlani dhe Kemur Mustafa nga njësia e kësaj kompanie në Viti. Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar për rritjen dhe shtrirjen e kapaciteteve të ujit për 13 fshatrat e komunës së Vitisë. Përfaqësuesit komunal kërkuan gjithashtu realizimin e marrëveshje të nënshkruar vitin e shkuar. Ndërkaq janë shqyrtuar edhe mundësit për investime në projektet për furnizim me ujë për fshatrat Ramjan, Novoselë dhe Radivojcë.