Kryetari Haliti takoi shkrimtaren vitiase Flutura Azemi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim mikpritës, shkrimtaren e re vitiase Flutura Azemin, e cila është edhe autore e librit “Vorbull ndjenjash”. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se është shumë i nderuar që komuna e Vitisë çdo ditë po pasurohet me talent të rinjë e që premtojnë shumë, siç është edhe Flutura Azemi. Duke e pranuar një ekzemplarë të këtij libri nga vet autorja, kryetari Haliti e ka uruar znj. Azemi për librin e ri dhe në shenjë respekti për kontributin e dhënë në letërsi, i ndau një mirënjohje.

Përndryshe, sot në orën 13:30 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Viti, do të bëhet edhe promovimi i këtij libri i cili titullohet “Vorbull ndjenjash”.

May be an image of 6 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …