Kryetari Haliti takoi studentët vitias, tha se ai do të vazhdoj përkrahjen e tyre

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar sot studentët vitias. Me këtë rast ai ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional. Kryetari Haliti tha se duke ditur rëndësinë e mbështetjes së tyre ai  kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale. Ai tha se po shikojnë mundësitë buxhetore që numri i bursisteve të jetë edhe më i madh në vitet tjera. I pari i komunës gjatë këtij takimi ju uroj studentëve suksese duke potencuar se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Përndryshe në këtë takim kryetari Haliti, zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, kanë bërë ndarjen e vendimeve për studentët vitias që janë përfitues të bursave studentore 2022/23.

May be an image of 9 people, flag, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …