Kryetari Haliti takon Kryeshefin e Kompanisë “Hidromorava”, bisedohet për çështjet e Ujit të pijshëm në territorin e komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me  bashkëpunëtorë kanë  pritur sot në një takim z. Ymer Salihu, kryeshefin e Kompanisë Regjonale të Ujërave “Hidromorava” nga Gjilani. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me sigurimin e ujit të pijshëm për disa fshatra të komunës së Vitisë.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte projekti i ujësjellësit që do të implementohet  në fabrikën e ujit në Letnicë, ku pritet të investohen miliona euro nga projektin “Floës”. Po ashtu, është folur edhe për pajisjen me leje të ndërtimit për këtë projekt si dhe për tenderimin e projekteve për eliminimin e defekteve në lokalitetet si Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezve dhe Sadovinë e Jerlive.

Kryetari Haliti ka theksuar rëndësinë e sigurimit të ujit të pijshëm për të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe u bë me dije se komuna po punon për përgatitjen e një projekti të ri për sigurimin e ujit të pijshëm për fshatin Beguncë, si dhe për menaxhimin individual të ujit në fshatrat Stubëll i Epërm dhe Goshicë. Po ashtu, është diskutuar për nënshkrimin e një dokumenti të rëndësishëm për menaxhimin e ujësjellësit në Zhiti.

Në fund të takimit, është diskutuar edhe për përpjekjet për të eliminuar defektet ekzistuese në ujësjellëset e disa lokaliteteve të tjera të komunës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …