leoni

Kryetari Haliti takon kryetarin e komunës së Ballabios, Giovanni Bruno Bussola

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti gjatë vizitës në Itali u prit në takim nga nga kryetari i komunës së Ballabios, Giovanni Bruno Bussola në qarkun e Leccos në Itali. Në postimin e kryetarit Haliti thuhet:

Sot u prita nga kryetari i komunës së Ballabios, Giovanni Bruno Bussola në qarkun e Leccos në Itali

Sot, pata mundësinë e veçantë të takoja kryetarin e komunës së Ballabios, një qytet i bukur dhe historik i vendosur në qarkun e Leccos në Italinë veriore.

Gjatë takimit, u ndjeva i inkurajuar nga angazhimi i kryetarit dhe administratës së Ballabios për të krijuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet komunitetit italian dhe mërgatës sonë vitiase dhe për të thelluar respektin dhe mirëkuptimin mes kulturave tona, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …