Kryetari Haliti takon përfaqësuesit e UNDP rreth programit të ri për të ndihmuar bizneset

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.  Në këtë takim u bisedua rreth programit të ri të kësaj organizate, e që ka për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe rritjen e bizneseve që të jenë të gatshme të konkurrojnë në treg më të gjerë. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se komuna e Vitisë është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin me këtë organizatë, për çdo projekt apo program i cili është në të mirë të qytetarëve në këtë rast të bizneseve vitiase, duke theksuar se komuna e Vitisë tani më ka biznese të cilat përveç që janë zhvilluar maksimalisht kanë depërtuar edhe në tregjet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …