Kryetari Haliti u prit në takim nga Kryetari i Odës Ekomomike të Tregtisë – Turgutlu të Turqisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira gjatë vizitës zyrtare që po qëndrojnë në Turqi janë pritur nga Faruk Ajdin, kryetar i Odës Ekomomike të Tregtisë së Turgutlus së Turqisë. Gjatë këtij takimi delegacioni vitias ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e kësaj ode ekonomike mbi bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave të bizneseve vitiase me atë të Turgutlus. Me këtë rast kryetari Haliti i njoftoj ata rreth bizneseve të vogla dhe të suksesshëm që operojnë në komunën e Vitisë. Kurse ata të komunës Turgtlu bënë me dije se nga prodhimet bujqësore ata përfitojnë rendimente tri herë në vit. Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur në veçanti mbi potencialet e mira për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe ju bëri ftesë kryetari të kësaj ode ekonomike dhe investitorëve që të vizitojnë Vitinë dhe të njihen nga afër me potencialet që ka kjo komunë. Me këtë rast kryetari Haliti i siguroj se në këtë komunë ka siguri për investitorët e huaj dhe se Vitia është e njohur si një komunë me potenciale të mira për të bërit biznes. Ai ka përmendur edhe krijimin e zonës ekonomike në këtë komunë që sipas tij është një përparësi e madhe për bizneset vendore por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë biznes në komunën e Vitisë. Ndër tjerash kryetari Haliti ka përmendur edhe angazhimin e shoqatave të bizneseve në këtë komunë. Gjithashtu më pas ai ka vizituar edhe disa fabrika që operojnë në këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …