leoni

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri. Bëhet me dije se në këtë takim Kryetari Haliti e ka njoftuar atë me nevojat të cilat ka komuna e Vitisë për investime por gjithashtu ka kërkuar që kjo ministri të mbështes financiarisht këtë komunë pasi siç tha Kryetari Haliti deri me tani kjo komunë nuk ka përfituar nga fondet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Përndryshe Kryetari Haliti u shpreh se qeverisja komunale në Viti ka projekte të rëndësishme për qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …