Kryetari Haliti u prit në takim nga OVL-UÇK-dega në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënkryetari Hasan Aliu dhe zyrtar tjerë komunal janë pritur të hënën në takim nga Idriz Quni, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dega në Viti dhe anëtarët e kësaj kryesie. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe z. Quni kanë folur për bashkëpunim ndërinstitucional dhe vlerat që ka OVL-UÇK për shoqërinë. Me këtë rast z. Quni, i ka bërë kryetarit Haliti, një dhuratë simbolike me emblemën e UÇK-së dhe të flamurit kombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Dy vite kur fuqia e natyrës na gjunjëzoi, por nuk u dorëzuam!

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në një postim në rrjetin e tij …