Kryetari Haliti u prit nga qytetarët e shumtë, pas besimit që morri nga vitiasit që të qeverisë Vitinë edhe për një mandat të tretë

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur nga qytetarët vitias, të cilët e kanë uruar atë pas fitores në zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën. Me këtë rast kryetari Haliti, ka marrë serish besimin e qytetarëve vitias që të qeverisë si kryetar komune edhe për një mandat të tretë. Kryetari Haliti i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë besuar në programin e tij qeverisës, duke potencuar se qeverisja komunale e Vitisë, do të vazhdoj përkushtimin dhe punët e mira në interes të gjithë qytetarëve të saj pa dallime. “Dua të ju falënderoj secilin prej jush që me keni besuar që të vazhdoj punën si kryetar komune për një mandat tjetër katërvjeçar. Puna jonë e mirë e bërë për të gjithë qytetarët ka qenë një shtytës i fortë dhe i mirë që qytetarët të mbajnë besimin që ne të vazhdojmë me qeverisjen edhe për katër vite të tjera. Gjithashtu ju bëjë me dije se si kryetar i kësaj komune do të vazhdoj me projekte të shumta jetike për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim”, u shpreh kryetari Haliti.

May be an image of 8 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …