Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur në një takim nga ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi. Në këtë takim, u bisedua rreth projekteve të kanalizimit, ujësjellësit, impiantit të ujërave të zeza, si dhe mundësisë së ngritjes së një dige në Lumin Morava.