Kryetari Haliti ua uron gjithë shqiptarëve festën e Flamurit kombëtar

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Festës së Flamurit dhe 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar gjithë qytetarët e komunës dhe më gjerë. “Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne sot përulemi para veprës së gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe amaneti i tyre na obligon të përkushtohemi edhe më shumë në fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …