leoni

Kryetari Haliti uron 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar komandantin e stacionit policorë në Viti, Afrim Halilin, dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ai, po ashtu e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale. Kryetari Haliti tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Kosovë

Me ftesë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Kryetari …