Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka uruar gjithë qytetarët e komunës së Vitisë dhe Republikës së Kosovës.
Urimi i kryetarit Haliti
Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe Republikës së Kosovës
Me rastin e 9 prillit, që shënon Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës sot pos urimit për këtë ditë historike kujtojmë edhe rëndësinë që ka akti më i lartë i shtetit duke i dhënë një bazë të fortë demokracisë se shtetit tonë dhe respektimit të vlerave themelore të njerëzimit për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës pa dallime. Urojë që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit tonë për të cilën u sakrifikua shumë.
Gëzuar Dita e Kushtetutës!
Sinqerisht
Sokol Haliti