Kryetari Haliti uron maturantët me rastin e përfundimit të shkollës së mesme

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, uron maturantët me rastin e përfundimit të shkollës së mesme, ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar maturantë të komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të ju uroj përfundimin e shkollës së mesme. Uroj që çdonjëri prej jush të gjej vendin e tij të merituar në profesionet e dëshiruara ose në fillimin e jetës studentore. Po ashtu uroj që ju të keni suksese në rrugëtimin tuaj për një karrierë të suksesshëm me qëllim që ju të vazhdoni të kontribuoni në të mirën e shoqërisë dhe shtetit. Vendi ynë ka nevojë për një rini të përgatitur e të arsimuar me qëllim që të çoj përpara edhe shumë procese të cilat do të kaloj shteti i Kosovës. Kurse ne si udhëheqës të institucioneve komunale, mbesim të përkushtuar të vazhdojmë rrugën tonë për krijimin e kushteve sa më të mira për gjenerata e reja në veçanti për nxënësit që mbarojnë mësimet e shkollave të mesme me qëllim që ata të marrin sa më shumë dije dhe të jenë të përgatitur për tregun e punës. Urime paçi suksese e shëndet!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …