leoni

Kryetari Haliti uron të gjithë bashkëqytetarët me rastin e  ndërrimit te motmoteve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti uron të gjithë bashkëqytetarët me rastin e  ndërrimit te motmoteve. Ai ndër të tjera tha:

Të nderuar qytetarë vitias

Kam nderin që në prag të përmbylljes së këtij viti të ju uroj Vitin e Ri 2023. Uroj që festën e ndërrimit të motmoteve ta kremtoni në harmoni me familjarët dhe miqtë tuaj. Një urim i veçantë shkon për bashkatdhetarët tanë që i japin edhe më shumë bukuri kësaj feste. Natyrisht se urojmë edhe ata që për arsye të ndryshme nuk janë në vendlindje për të kremtuar këtë festë. Një falënderim dhe urim i përzemërt shkon edhe për miqtë tanë ndërkombëtar që kjo festë nuk i gjen pranë familjeve të tyre por edhe për ata që duhet të jenë në punë gjatë festës. Ky vit ishte plotë suksese për Vitinë tonë dhe vitiasit kanë arsye  për të festuar. Për sukseset e arritura dua të falënderoj juve dhe partnerët tanë.

Gëzuar Viti i Ri 2023!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …