Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi kryesinë e Bashkësisë Islame në Viti, për të shprehur urimet më të përzemërta me rastin e kësaj feste! Ai me këtë përçoi mesazhin e paqes dhe tolerancës për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë!