leoni

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Ballancë, ku po zhvillohen punimet në kompletimin e fushës sportive

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshati Ballancë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në kompletimin e fushës sportive në këtë lokalitet. Me këtë rast kryetari Haliti aty është pritur nga banorët e këtij fshati në krye me kryetarin e fshatit, Valon Latifi, i cili e falënderoj kreun e kësaj komune për projektet që janë realizuar dhe po realizohen në Ballancë duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme dhe jetike për banorët. Përndryshe në këtë fshat pos shënjimit të fushës sportive po bëhet edhe rregullimi i tribunave dhe pritet që më pas të bëhet vendosja e rrethojave dhe disa punë të tjera. Kurse kryetari Haliti potencoi se ata do të vazhdojnë me punë të mira në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë pa dallime, duke potencuar se krijimi i hapësirave sportive për qeverisjen komunale të Vitisë është shumë e rëndësishme dhe bëri me dije se investime në kompletimin e fushave sportive do të zhvillohen edhe në 25 lokalitet të kësaj komunë. Me pas ai ka vizituar edhe fshatin Zhiti ku është bërë shenjëzimi i fushës sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …