Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty nga afër ai përcolli punimet në rregullimin e fushës sportive dhe shtrimit të saj me gomë. Kryetari u zotua se vetëm ditëve të fundit kanë realizuar disa projekte të tilla në lokalitetet e ndryshme dhe do të vazhdojnë të krijojnë hapësira sportive për nxënësit dhe sportdashësit.